Tiranë – Presidenti i PE letër urimi kryeparlamentares Topalli

Në letrën e tij Presidenti Buzek uron Kryetaren e Kuvendit për rizgjedhjen e saj dhe ndër të tjera shkruan. “Më lejoni të shfrytëzoj rastin për t’ju përcjellë urimet e mia më të përzemërta për rizgjedhjen tuaj së fundmi si Kryetare e Parlamentit te Shqipërisë. Ju uroj suksese në punën angazhuese që ju pret. Duke ju falënderuar për ftesën tuaj për te vizituar vendin tuaj te bukur, pres me kënaqësi të punojmë së bashku për të trajtuar sfidat e përbashkëta për ta afruar Shqipërinë me Bashkimin Evropian”, përfundon mesazhi.

Advertisement