Artistit autentik dhe përfaqësues në botë, i cili shndërroi temën shqiptare në vlerë universale, artin e tij në trashëgimi të përjetshme dhe urë komunikimi mes popujve”. Ceremonia e dekorimit u zhvillua në Presidencë, ku ishin të ftuar personalitete të larta të artit dhe të kulturës në vend, kolegë, miq e të afërm të piktorit, si dhe ambasadori italian në vendin tonë, Saba D’Elia. Gjatë ceremonisë zyrtare të dekorimit, pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit presidencial nga Sekretari i Përgjithshëm, Aleksandër Flloko, vëllait të artistit të ndjerë, Aleksandër Delija, iu dorëzua nga Presidenti urdhri i lartë. Kreu i shtetit vlerësoi veprimtarinë e tij, duke e cilësuar atë me vlera të rralla artistike e krijuese.

Advertisement