Tiranë | Preisdenti Nishani shpreh mbështetjen për ish-të përndjekurit

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, priti në një takim përfaqësues të të përndjekurve politikë, me të cilët diskutoi rreth çështjeve më të rëndësishme që shqetësojnë këtë pjesë të shoqërisë. Siç bën të ditur zyra e shtypit e presidencës, temë e diskutimit ishte miratimi sa më parë i ligjit të lustracionit, përshpejtimi i procesit të dëmshpërblimit, heqja e titujve të nderit të dhënë nga regjimi diktatorial, trajtimi më me dashamirësi dhe seriozitet nga institucionet shtetërore për punësimin e të përndjekurve politikë dhe familjarëve të tyre si dhe kthimi apo kompensimi i pronës me përparësi për këtë kategori. Gjithashtu, një prej çështjeve të diskutuara ishte dhe ngritja e një muzeu në Tiranë kushtuar qëndresës ndaj diktaturës, rigjenerimi atje ku është e mundur i burgjeve dhe kampeve të internimit, në mënyrë që ato të mbeten dëshmi kujtese e të kaluarës së hidhur.

Advertisement