Mbledhja e kryesisë së PR vendosi të premten në mbrëmje të përfaqësohet në qeverinë e re me kryetarin e saj, Fatmir Mediu. Mediu do të jetë ministri i ri i Mjedisit në qeverinë e re të koalicionit fitues pas zgjedhjeve të 28 qershorit. Kryesia e PR e votoi kandidaturën e Mediut me unanimitet të plotë.