Zëdhënësja Alma Katragjini tha se pas marrjes së informacionit mbi mbjelljen e një parcele me bimë narkotike, strukturat e Luftës Kundër Narkotikëve së bashku me forcat e Komisariatit të Policisë Nr.5 në kryeqytet sekuestruan 152 rrënjë bimë narkotike, e dyshuar si Cannabis Sattiva. Në këtë operacion policia e kryeqytetit arrestoi në flagrancë edhe 42 vjeçarin Ibrahim Osman Elezaj. Policia e bën këtë sqarim për shkak se disa media të shtypit të shkruar kanë keqinformuar publikun për operacionin e djeshëm të policisë, pa i konfirmuar më parë informacionet e mbledhura.