Drejtuesit e Muzeut të Shkencave kanë dalë kundër zbatimit të një urdhri të tillë, duke pohuar se para se t’i largojnë që andej, duhet t’u mbërrijë edhe vendimi shoqërues se ku do të vendosen. Aktualisht, para mjediseve të kësaj godine janë mbledhur studentë, pedagogë dhe përfaqësues të organizatës “Rinia aktive”, të cilët paraqiten kundër zbatimit të urdhrit për sekuestrim nga ana e policisë. Sipas tyre, duhet ndërmarrë një vendim i kujdesshëm për Muzeun e Shkencave, pasi brenda tij ka objekte me vlera të pariparueshme dhe se vendi paskëtaj rrezikon të mbetet pa një Muze të Shkencave.