Tiranë | PLL kërkon të mos jepet leje për paradën e 17 majit

Wednesday, December 17, 2025

Gjatë një konference për shtyp, Kryetari i PLL-së, Ekrem Spahia tha se, “nga koha e hapjes së debatit për paradën e LGBT-ve në Tiranë e deri më sot, PLL ka konstatuar se shumica dërrmuese e shoqërisë shqiptare është kundër presionit të një grushti njerëzish të cilët po përpiqen për të përhapur fenomene të dëmshme për shoqërinë shqiptare e që bien ndesh me moralin tonë shoqëror por edhe më gjerë”. Sipas tij “qëndrimi mospranues i PLL-së ndaj homoseksualizmit buron prej parimeve tona dhe ne e mbajmë këtë qëndrim duke pranuar pa asnjë hezitim përgjegjësitë tona”. “Para se të mendojmë për pushtetin apo shijen që mund të lemë në korridoret e ndonjë kancelarie, ne i qëndrojmë besnik bindjeve tona dhe interesave afatgjata të qytetarëve shqiptarë”, tha ai. Spahia tha se PLL e mban këtë qëndrim jo thjesht se është parti konservatore, por edhe pse jemi të bindur se homoseksualizmi prodhon pasoja të rrezikshme për shoqërinë tonë. “Ne nuk mund të pranojmë që degjenerimi të na imponohet si emancipim dhe “të drejtat” e një grupi fare të vogël të cënojnë të drejtat e pjesës dërrmuese të shoqërisë”, tha ai. “Duke qenë kategorikisht kundër homoseksualizmit si stil jetese, ne ndjejmë keqardhje për personat që vuajnë nga devijime seksuale. Duke qenë të bindur se këto janë sjellje të fituara dhe jo të lindura, është detyrë e institucioneve shtetërore që karshi tyre të ofrojnë ndihmë të kualifikuar farmakologjike dhe psikologjike. Gjithashtu, në raport me shoqërinë dhe “të drejtat” e tyre, besojmë se për ta është e mjaftueshme politika amerikane “Don’t ask, don’t tell” (Mos pyet, mos trego)”, tha Spahia. Në reagim ndaj kësaj deklarate, LGBT deklaroi se ka përgatitur një dosje dhe një kërkesë për Gjykatën Kushtetuese për të kërkuar shpalljen e Partisë Lëvizja për Legalitet, si një parti antikushtetuese. Ata i bënë thirrje kryeministrit Sali Berisha që të shkarkojë menjëherë Ekrem Spahinë nga posti i zëvendësministrit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -