I nisur një ditë më parë, sherri që sipas policisë ka qenë për shkak të një femre, nuk është lënë për gjysmë dhe ka vazhduar duke pasur si bilanc nxënësin e vitit të tretë Dhimitër Kushgjini të plagosur rëndë me thikë dhe të shoqëruar bashkëmoshatarët e tij Lulzim Hida dhe Juxhim Oshini. Nëndrejtori i shkollës “Eqerem Çabej”, Mistret Sahiti ka shpjeguar këtë ngjarje e cila ka përfshirë nxënësit e tij.


