Tiranë – Petro Koci njofton dorëheqjen nga PSV 91

Vendimi i Koçit, erdhi pasi ai nuk do të jetë më deputet i Parlamentit, ku ishte i mandatuar katër vitet që sapo përfunduan, nga Partia Socialiste të cilës i ishte shkëputur. Në zgjedhjet e fundit parlamentare më 28 qershor, PSV91 mori 0.48% të totalit të votave duke mos siguruar kështu asnjë vend në Kuvend. Praktikisht, me dorëheqjen e Koçit, një mbështetës i njohur i Fatos Nanos, sipas burimeve nga PSV91, kjo parti shkon drejt shkrirjes. Në këtë parti, ishin afruar emra dikur të njohur të PS, si Makbule Çeço, si sekretare e Përgjithshme e PSV91, Leontiev Çuçi, si sekretar ndërkombëtar, Gjergj Koja si Sekretar i Marrëdhënieve Publike, etj.

Advertisement