Kjo për shkak të përdorimit të “Methyl hexaneamine”, substancë kimike e ndaluar në botën e peshëngritjes që prej vitit 2011. Lajmi bëhet i ditur në faqen zyrtare të Federatës Botërore të Peshëngritjes, ku thuhet se sportisti shqiptar është pezulluar për periudhën nga 22 maji 2012 deri në 22 maj 2016, pasi ka konsumuar një substancë të ndaluar, e quajtur “Methyl hexaneamine”. Ky vendim i Federatës Botërore bën që shkodranit t’i hiqet titulli Kampion Europe, i fituar në Antalia në muajin prill dhe njëkohësisht dhe medaljet, pasi Qerimaj rezultoi pozitiv në ditën e garimit në Antalia. Ai do të humbë dhe Lojërat Olimpike të Londrës, ku ishte një nga pretendetët kryesor për të fituar medalje.