Në krye të Ministrisë së Drejtësisë është zgjedhur Eduard Halimi, deputet i Partisë Demokratike ndërsa Aldo Bumçi është zgjedhur në krye të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Pas përzgjedhjes, emrat e dy ministrave do të shkojnë tek Presidenti për dekretim dhe më pas do të bëhet miratimi në Parlament. Ndryshimet në kabinetin qeveritar kanë ardhur pas zgjedhjeve të 8 Majit, ku këto poste kishin mbetur bosh për shkak të kandidimit të dy ish ministrave në zgjedhjet lokale.


