Tiranë – Përkujtohet masakra came

Ky marshim zhvillohet në kuadrin e hapjes së Javës së Çamërisë, e cila ka iniciuar para pak ditësh. Organizimi i këtyre aktiviteteve bëhet nga komuniteti çam, e në mënyrë të veçantë nga Partia për Drejtësi dhe Unitet, PDU, e cila përfaqëson këtë komunitet tani edhe në parlamentin shqiptar. Bëhet me dijeni se marshimi do të nisë na Kllogjeri i Sarandës, ku prehen 2700 persona të cilët vdiqën rrugës, gjatë eksodit të popullsisë çame e cila ikte për t’i shpëtuar genocidit dhe dhunës greke, të kryesuar nga Napolon Zerva. Çështja çame tashmë po tenton të promovohet edhe jashtë vendit, si e pazgjidhur ende, ndërsa çamëve iu mohohet kthimi në tokat e tyre dhe rikthimi i pronave, pasi shteti socialist shqiptar, u hoqi nënshtetësinë greke dhe i regjistroi si nënshtetas shqiptarë, duke mos ua dhënë më të drejtën për rikthim në Çamëri.

Advertisement