Tiranë | Përkeqësohet situata para kryeministrisë, vazhdojnë përleshjet mes protestuesve dhe policisë

Një numër të rinjsh janë maskuar me shalle në kokë, duke synuar të shmangin filmimin nga kamerat policore. Policia ndërkohë ka përdorur gaz lot sjellës dhe pompa me ujë për të shpërndarë turmën. Kjo ndërhyrje i ka detyruar pjesëmarrësit që të tërhiqen nga qëndrimi i tyre para selisë së qeverisë. Situata u tensionua pasi disa nga protestuesit hodhën objekte ndaj kordonit të policisë që mbronte ndërtesën, e cila nga ana e saj reagoi me shkopinj gome. Aktualisht situata paraqitet problematike. Protestuesit vazhdojnë të gjuajnë me gurë forcat e rendit dhe makinat e saj. Gjithashtu, dëgjohen edhe të shtëna që dyshohet të jenë të granatave të gazit.

Advertisement