Në takimin e organizuar ditën e mërkurë për të parë rezultatet e këtij programi ka qenë i pranishëm edhe ministri i Shtetit Genc Pollo. Ndërkohë në një video që ka qenë 25 minuta e gjatë janë dhënë të dhënat e trafikut dhe ndihmës që u janë dhënë viktimave të trafikut. Sipas këtij programi mbi 740 viktima të trafikut kanë përfituar ndihmë dhe riintegrim, 2800 gra dhe fëmijë kanë përfituar shërbim parandalimi. Por në këtë luftë kundër trafikut sipas USAID kanë dhënë ndihmën e tyre edhe politikanë të ndryshëm.


