“Ky është finishi i një maratone shumë të fuqishme. Zotërinj ministra, anëtarë të Komitetit Ndërministror për Integrimin, sot jemi mbledhur në takimin përfundimtar të përjavshëm lidhur me përgjigjet e pyetësorit të KE. Sot ne, pas një periudhe prej 3 muajsh, finalizojmë procesin e përgjigjes se pyetjeve”, ka deklaruar Berisha. Kreu i qeverisë ka vlerësuar punën e bërë nga administrata shtetërore, e cila sipas tij kreu me profesionalizëm dhe përgjegjshmëri detyrën e tyre. “Administrata shqiptare tregoi një përkushtim dhe përgjegjësi të paprecedentë në shqyrtimin e pyetjeve. Në përgjigje të problematikës që mbulon cdo fushë të veprimtarisë shtetërore dhe shoqërore. Në trajtimin e pyetjeve u angazhuan 1200 punonjës të administratës, zyrtarë të të gjitha niveleve”, ka shtuar Berisha.

Advertisement