Tiranë | Përfundon numërimi në njësinë 10, kryeson Basha

alt

Kandidati i “Aleancës për Qytetarin”, Lulzim Basha në këtë njësi vendore të Tiranës ka marrë 499 vota më tepër se rivali i tij Edi Rama. Konkretisht, Basha ka marrë në këtë KZAZ 5880 vota, ndërsa kandidati i “Aleancës për të Ardhmen”, Edi Rama ka marrë 5381 vota. Ndërkohë që në këtë njësi ka nisur procesi i numërimi të votave për këshillat bashkiak.

Advertisement