Tiranë – Përfaqësuesit e Konfindustrisë i bëjnë kërkesa kryeministrit Berisha

Ata kërkojnë që masat në lidhje me kërkesat e tyre të merren sa më shpejtë dhe të zgjasin minimalisht deri në fund të vitit financiar 2009 kohë kjo e mjaftueshme për t’u bërë përmirësimet e nevojshme në bazën ligjore përkatëse. Marrja e këtyre masave sipas Konfindustrisë do të shërbejë edhe për parandalimin e efekteve të krizës globale, e cila ka prekur më së shumti industrinë vendase të prodhimit.

Advertisement