“Votat tona kane qenë e do të jenë për mazhorancën pa ekuivok. PDU as jep dhe as heq mandate. Për këtë arsye votat e PDU-së sot nuk ishin pro heqjes së mandatit të deputetit Beqja, edhe pse PDU do të vazhdojë të mbështesë mazhorancën pa ekuivok”, citohet në këtë deklaratë. Kuvendi i Shqipërisë ka votuar me 70 vota pro dhe 67 kundër, për dërgimin e kërkesës për interpretimin dhe vlerësimin nëse mandati i deputetit socialist, Ilir Beqja është në përputhje me Kushtetutën, një kërkesë që do ta vlerësojë tashmë Gjykata Kushtetuese.
RELATED ARTICLES


