Tiranë | PDIU mbështet marrëveshjen mes KFOR-it dhe Republikës së Kosovës

Saturday, December 20, 2025

Kjo marrëveshje sipas PDIU-së përbën hapin e parë të domosdoshëm drejt vendosjes së sundimit të ligjit në veriun e Kosovës. Njëkohësisht, PDIU dënon çdo propozim dhe ide për dhënien e një statusi special për veriun e Kosovës, si një propozim që do të ringjallte konfliktet e vjetra në Ballkan dhe që nuk i shërben të ardhmes evropiane të rajonit. “Çështja e pjesës veriore të Kosovës, nuk është një çështje që i takon vetëm Kosovës, por i takon mbarë kombit shqiptar. Si pasojë, çdo tentativë për një status special për veriun e Kosovës do të përballet me një reagim mbarëkombëtar” tha Drejtori i Marrëdhënieve me Publikun në PDIU, Ardit Bido. PDIU ripërsëriti thirrjen ndaj Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës për nisjen e bashkimit ekonomik mes dy vendeve. “Sot, më shumë se kurrë, është e domosdoshme që dy tregjet të integrohen, duke fuqizuar në këtë mënyrë ekonominë në të dyja vendet dhe duke arritur një kohezion të domosdoshëm kombëtar”, nënvizoi Bidon ë emër të PDIU-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -