Burime zyrtare nga kjo parti bëjnë me dije se aktiviteti i cili do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve rreth orës 17.00 të pasdites së nesërme do të ketë të pranishëm simpatizantë dha anëtarë të kësaj partie. Mësohet se çeljen e saj do e bëjë kryetari i partisë Shpëtim Idrizi, për të vijuar më tej me Presidentin e Nderit Tahir Muhedini, si dhe nga përfaqësues të tjerë të saj. Ndërkaq pritet që në këtë aktivitet të prezantohen edhe aspiratat dhe përgatitjet për zgjedhjet vendore të muajit Maj.


