Tiranë | PD vijon negociatat me partitë e vogla

Partia-Demokratike

Partia Demokratike ka vijuar takimet me krerë të partive të vogla, në kuadër të aleancës parazgjedhore për zgjedhjet e 23 qershorit. Në selinë e PD-së ka hyrë sot kreu i Lëvizjes së Legalitetit, Ekrem Spahia, Lufter Xhuveli i Partisë Agrare Ambientaliste, Adriatik Alimadhi i Ballit Kombëtar dhe kreu i Lëvizjes Shqipëria e Re, Edmond Velshaj. Ata janë pritur nga të mandatuarit për negociatat e koalicionit, Oerd Bylykbashi dhe Ridvan Bode. Në përfundim të takimeve, Ridvan Bode u ndal përpara mediave duke bërë të ditur se deri tani koalicionit të djathtë i janë bashkuar 25 parti, ndërkohë që negociatat vijojnë. I pyetur nëse dyert e PD-së janë të hapura edhe për Frymën e Re Demokratike, zoti Bode u përgjigj “Jemi të hapur për të përfshirë në këtë koalicion të gjitha partitë e djathta dhe të qendrës.” Partitë me të cilat dje është arritur marrëveshja janë BLD-ja e Arjan Starovës, Aleanca Demokratike e Arben Demetit, PBKD-ja e Artur Roshit dhe Agraro- ambientalistët e Xhuvelit. Baza e marrëveshjeve parazgjedhore është premtimi për bashkëqeverisje, si në tetë vitet e kaluara, e bazuar në votat që secila prej partive ka marrë.

Advertisement