Tiranë | PD: Ulja e kuotave dëmton sistemin e arsimit të lartë

Partia Demokratke, nëpërmjet deputetit Helidon Bushati ka denoncuar qeverinë pas publikimit të kuotave të pranimit në universitetet publike.

Sipas saj, kuotat e reja të pranimeve në Universitetet Publike, janë 12 mijë më pak se vitin e shkuar. “Shkurtimi i kuotave të pranimit në universitete është një nga goditjet e Edi Ramës ndaj arsimit, dhe vjen në kohën kur prej një viti ai nuk ka bërë asnjë investim në infrastrukturën mësimore, nuk ka mbajtur premtimin për rritjen e fondit të ekselencës, apo për çuarjen në 5 për qind të buxhetit për arsimin” pohoi Bushati. Po ashtu, Bushati tha se “me kuotat e reja, Edi Rama u ka ndaluar ëndrrat për të ardhmen 12 mijë të rinjve e të rejave”.

Advertisement