Tirane – PD, Tirana i vetmi kryeqytet pa buxhet

Zëdhënësi i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, deklaroi të dielën se “Tirana është i vetmi kryeqytet në Europë që nuk ka buxhet, dhe se ka një kryetar bashkie me korrespondencë”. Duke iu përgjigjur disa akuzave të nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Eduard Shalsi, të bëra publike dje paradite, Bogdani tha në një konferencë për shtyp se “buxheti i Tiranës sot nuk është i miratuar, gjë që do të thotë që qytetarët kanë më pak rrugë të shtruara, fëmijët në shkolla kanë më pak ngrohje, më pak kënde lojrash, të moshuarit më pak qendra sociale për ta”. “Tirana sot nuk ka buxhet për një arsye shumë të thjeshtë, sepse buxheti nuk është votuar në këshillin bashkiak pasi kryetari i bashkisë, për interesa të ngushta personale, kërkon të kalojë 14 milionë euro pa i detajuar, 14 milionë euro që thjesht do përdoren për fushate elektorale dhe jo për qytetin e Tiranes”, u shpreh Bogdani.

Advertisement