Tirane – MB thirrje qytetareve per leternjoftimet elektronike

Ministria e Brendshme u drejtohet dhe u bën thirrje edhe një herë të gjithë qytetarëve, që nuk kanë pasaportat për udhëtim jashtë vendit, të paraqiten pranë zyrave të bashkive dhe komunave për t’u pajisur me letërnjoftimin elektronik. Në një deklaratë për shtyp të kësaj ministrie, theksohet se të gjithë ata persona që nuk kanë pasaportë dhe nuk do të kenë marrë letërnjoftimin elektronik deri më datën 15 Prill 2009, do të kenë të gjitha sanksionet e parashikuara në Vendimin e Këshillit të Ministrave dhe nuk do të marrin asnjë shërbim publik nga institucionet shtetërore.

Advertisement