Tiranë – PD reagon, sulmet e Ramës lartësojnë kryeministrin

“Sot Edi Rama, njeriu që nuk u përgjigj kurrë për 30 lejet e ndërtimit të dhëna Delijorgjit dhe për qytezën që po ndërton me të, për 70% të lejeve të ndërtimit të dhëna studiove të Shkrelit dhe Eftimit, për përqindjet që zotëron në kullën që po ndërton Fideli apo në ato që po ndërton Dashi i tij dhe fitimet marramendëse që ndan me to ndërmorri sulmin e radhës ndaj familjes së Kryeministrit” deklaroi zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli. “Për këtë qëllim ai sot u shërbye nga një 99-she e keqpërdorur e Mjaft-it, e cila detyrohet të këndojë shpifjet dhe trillimet e Kryetarit pa mandat të Partisë Socialiste për shkakun e vetëm se me 0,99-shin tjetër ka ndërtuar vilat duke vjedhur paratë e Mjaftit. Është rasti ti themi Ramës se sulmet e tua të ulëta ndaj Kryeministrit dhe familjes së tij veçse e nderojnë dhe e lartësojnë atë gjithnjë e më shumë në sytë e shqiptarëve dhe nxjerrin në pah zvetënimin e vlerave të tua morale” tha më tej Mëhilli.

Advertisement