Tiranë – PD reagon për listën e kandidatëve për deputetë të PS

“Sot Edi Rama pas 20 vitesh pluralizmi vendosi të shpallë garën elektorale të Partisë Socialiste pa udhëheqsin e saj. Edi Rama sot përsëriti vitin 91 të Ramizë Alisë kur ai për të mos humbur karrigen e Presidentit hapi garën elektorale pa përfshirë Sekretarin e Parë të Partisë Politike që drejtonte” deklaroi Erla Mëhilli. Më tej në deklaratën e saj thuhej se “me vendimin për të mos udhëhequr garën e Partisë së tij, Edi Rama u tha socialistëve shqiptarë se dasma e tyre elektorale do të jetë një dasmë pa dhëndër, mbasi atë e kanë kastruar lejet e ndërtimit”. “Të nisësh garën duke mos qenë i zoti të japësh dorëheqjen nga detyra e Kryetarit të Bashkisë në emër të interesave më të mëdha të antarëisë dhe mbështetësve të Partisë tënde, do të thotë jo vetëm të vendosësh një standard që s’ka ekzistuar kurrë në vendet e lira po do të thotë të firmosësh publikisht kapitullimin dhe e bën këtë vetëm e vetëm për interesat e karriges bashkiake” shtoi më tej zëdhënësja e PD-së. “Kurse për sa i përket listës së deputetëve të cilën Rama nuk guxoi as ta komentonte publikisht para shqiptarëve, listë në të cilën mungon kryetari dhe ish-kryetari i saj mendoj se komenti më i përshtatshëm është të mos e komentosh. Është listë e dështimit të plotë e të sigurt të Edi Ramës në zgjedhjet e ardhshme” përfundoi Mëhilli.

Advertisement