Tiranë – PD reagon për grisjen e njoftimeve të takimit të kryeparlamentares

“Dënojmë dhunën e ushtruar nga Edi Rama i cili duke përdorur pushtetin e tij në Bashkinë e Tiranës, përmes policisë bashkiake dhe inspektoratit të ndërtimit, ka hequr në mënyrë vandale njoftimin që lajmëronte takimin e kryetares së Kuvendit, nënkryetare e Partisë Demokratike me nënat dhe zonjat në lagjen e Kombinatit”, deklaroi zëdhënësja e Partisë Demokratike Erla Mëhilli. “Me sa duket, i tronditur nga pjesëmarrja shumë e dobët e mitingut të tij në Kombinat, pavarësisht autobuzave të sjellë nga qëndra, Kryetari i Bashkisë ka urdhëruar grisjen e njoftimeve të takimit të djeshëm të Kryetares së Kuvendit dhe nënkryetares së Partisë Demokratike. I Kujtojmë Ramës që organi kompetent për vendimmarrjen në territor që jep lejet është KRRT e Tiranës dhe jo Kocot e Kryetarit që mbajnë peng trotuaret e Tiranës dhe ju vënë gjoba bizneseve për të reklamuar produktet e tyre. I kujtojmë edhe një herë Rama se verdiktin që meriton do të ta japin qytetarët jo vetëm të Tiranës por të gjithë Shqipërisë më 28 Qershor.” përfundoi Mëhilli.

Advertisement