“Sot, USAID ka publikuar një sondazh, realizuar nga organizata IDRA, e cila, megjithëse e njohur për anësimin politik, konfirmon edhe një herë rezultatet pozitive të reformave të qeverisë Berisha në luftën kundër korrupsionit” u shpreh zëdhënësja e PD, Majlinda Bregu. “Në bazë të studimit, rezulton se ryshfeti në arsim është ulur me 300%, është ulur gjithashtu edhe në marrjen e dokumenteve, shëndetësia ka një ulje nga 39.7%, në 37.1%, pra jo shumë e ndjeshme, por ky do të jetë fokusi ynë në luftën kundër korrupsionit gjatë mandatit të ardhshëm”, shtoi më tej Bregu. Sipas Bregut bazuar në të dhënat vërehet se korrupsioni në tërësi ka një ulje të ndjeshme prej 9 pikësh. “Në një studim të Bankës Botërore, zhvilluar në të njëjtën periudhë me studimin që publikohet sot, Bashkia e Tiranës dhe kryetari i saj listohen në vendin e 178 në botë për korrupsionin”.