Tiranë – PD reagon ndaj akuzave të Ramës. Mëhilli, koha është e atyre që votuan Shqipërinë Evropiane

“Edi Rama vetë dhe me zëdhënësit e tij në vend që të pranojnë humbjen kalon nga trillimi në trillim nga kërcënimi në kërcënim. Partia Demokratike i kërkon Ramës të heq dorë nga presionet dhe kërcënimet ndaj institucioneve vendimmarrëse për procesin zgjedhor, të pranojë humbjen dhe verdiktin e qytetarëve shqiptarë” deklaroi zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli. “Koha është e shqiptarëve e atyre që votuan për projektin e Shqipërisë Evropiane, më të madhin projekt në historinë e këtij vendi dhe e atyre që për arsye të ndryshme nuk votuan kartën e zotit Rama” deklaroi Mëhilli duke replikuar pas fjalës së Ramës i cili tha se koha është e maskarenjve ndërsa Shqipëria e shqiptarëve. “Nga zgjedhjet nuk ka të humbur ndërsa përpjekja për të shkelmuar vullnetin e qytetarëve shqiptarë është thjesht përpjekje maskarenjsh”, përfundoi Mëhilli.

Advertisement