“Sot Edi Rama, humbësi i madh, kryetari pa mandate i PS, duke lënë mënjanë pasuritë që ka nëpër Evropë apo ndërtimin e fshatrave turistik në Spanjë, ndërtimin e qytezës së përbashkët me Delijorgjin apo 70% e lejeve të ndërtimit në Tiranë që ndan me fitimet e tij, nxori për të komentuar pasuritë e kryeministrit e familjarëve të tij trafikantin e qenieve njerëzore apo ortakun e narkotrafikantit Fatos Gjura, Taulant Ballën” deklaroi zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhulli. “Me zhurmën e tij Edi Rama përveç se përpiqet të fshehë humbjen përpiqet mbi të gjitha të fshehë frikën dhe tronditjen që e ka kapur nga pasuritë që i ka përvetësuar dhe i fsheh me një sërë kompanish si 2K, Edil, Atelier 4 apo Studion e Shkrelit etj etj. Ndërsa zëdhënësit të tij, ortakut të narkotrafikantit Fatos Gjura, i themi se janë të pakët ata që nxjerrin të ardhurat dhe sigurojnë jetesën me para të nxjerra nga droga apo si trafikant qeniesh njerëzore dhe se ty të pret i njëjti fat si Fatosi” përfundoi Mëhilli.