Tiranë | PD: Raporti i “Heritage Foundation”, vlerëson reformat e demokratëve

Partia Demokratike deklaroi sot se Shqipëria, sipas Indeksit të Lirive Ekonomike të “Heritage Foundation”, renditet në vendin e 54-t në botë, duke përmirësuar totalin e përgjithshëm me 1,7 pikë dhe duke shënuar përmirësimet e ndjeshme në lirinë e investimeve dhe lirinë e të bërit tregti. Deputeti i PD-së, Florion Mima, në një deklaratë për mediat shprehet gjithashtu se, “Shqipëria renditet e 25-ta ndërmjet 43 vendeve të rajonit të Evropës dhe totali i pikëve të saj është mbi mesataren botërore”. “Në renditjen rajonale Shqipëria lë pas vende anëtare të Bashkimit Evropian si; Greqia, Italia, Franca, Sllovakia, Kroacia, Rumania, Bullgaria etj. Në rreth 20 vite të ekzistencës së Indeksit, Shqipëria ka përparuar me rreth 17 pikë në liritë ekonomike, çka e rendit atë në 20 vendet me përmirësimet më të ndjeshme në botë. Shqipëria ka përmirësuar ndjeshëm 9 nga 10 liritë ekonomike dhe reformat e saj të shquara përfshijnë liberalizimin e tregtisë, privatizimin, prezantimin dhe zbatimin e një takse të sheshtë kompetitive, përmirësimin e mjedisit rregullator, inflacion të ulët si edhe stabilitet monetar”, shprehet deputeti Mima

Advertisement