Tiranë | PD: Rama sjellje cinike me ish-të përndjekurit

Partia Demokratike denoncon retorikën boshe dhe qëndrimin cinik e tallës të qeverisë dhe Kryeministrit Rama ndaj ish-të përndjekurve politikë. Në një deklarate për shtyp, Deputetja Albana Vokshi theksoi se, Kryeministri dhe oborri i tij, duhet ti kërkojë ndjesë publike ish të përndjekurve politikë, për lidhjet direkte apo indirekte me regjimin që i persekutoi ata dhe të afërmit e tyre, e sot me guxim të madh po i mashtron e po mundohet t’i sugjestionojë me lëvizje, lyerje apo suvatim godinash, apo akoma më keq me dëmshpërblimin financiar. Vokshi gjtihashtu deklaroi se ajo çka qeveria ka parashikuar për vitin 2014 është vetëm gjysma e asaj të programuar nga qeveria e Partisë Demokratike për vitin 2013.

Advertisement