Tiranë – PD, Rama rikthehet në standartet e Enver Hoxhës

Ky ishte vlerësimi i dhënë nga Partia Demokratike, përmes zëdhënëses së saj, Erla Mëhilli në një dalje të posaçme për mediat. Mëhilli foli mbi faktin se pas aktit terrorist tё Dritan Dajtit, nё tё cilin ranё nё krye tё detyrёs 4 Policё, Edi Rama akuzoi sërish pa asnjё fakt se zgjedhjet u morёn me kriminelё tё liruar nga burgjet. Lidhur me kёto akuza, Mëhilli tha se janë “shpifje tё ulëta ordinere tё njё paranojaku, qё nё 45 minuta fjalim nuk gjeti dot qoftё edhe njё fjalё tё vetme pёrgjegjësie pёr humbjen e zgjedhjeve nga partia e tij, por akuzon dhe vetёm akuzon pa paraqitur as edhe njё fakt tё vetëm”. “Informojmё opinionin publik, vijon reagimi i PD, se lejimi me leje i tё burgosurve çdo javё dhe çdo muaj ёshtё njё procedurё standarde e zakonshme nё burgjet e çdo vendi tё lirё dhe kjo ёshtё edhe nё Shqipёri. Më tej, Mëhilli ka evidentuar një precedent të para disa viteve: “Rasti i vetёm i keqsjelljes sё tё liruarve ka qёnё rasti i Emiljano Kecit, i cili pasi mori leje pёr dalje nga burgu, u kthye nё bodyguardin e armatosur tё Blendi Klosit, pёr tё cilёn dhe u ndalua nga policia. Madje rikthimi i tij nё institucionet e vuajtjes sё dёnimit solli dhe protestat e ashpra tё vetë Blendi Klosit”. Duke përfunduar deklaratën për mediat, Mëhilli tha se “Edi Rama u bie sirenave tё kriminelёve i tmerruar nga parandjenja se çdo ditё do tё dalin nё dritё lidhjet e tij me krimin dhe organizatat kriminale qё po vendosen para ligjit”.

Advertisement