“Sot Edi Rama ndërmori sulmin e radhës kundër familjes së kryeministrit të vendit, duke nxjerrë në tregun mediatik nënkryetarin e tij të ri, atë që ka ndërtuar vilë me paratë e vjedhura nga organizata jo qeveritare që drejtonte, e që më pas zhduku kompjuterin e financave të kësaj organizate për të fshehur gjurmët e parave të grabitura” deklaroi zëdhënësja e Partisë Demokratike Erla Mëhilli. “I kujtojmë Ramës se shqiptarët presin përgjigjet për këto pyetje: Sa ka qenë shuma që Delijorgji ka paguar për pushimet e Ramës në Kretë, në Barcelonë dhe Korfuz në hotelet “Four Seasons”? Në 30 lejet e ndërtimit që i ka dhënë Delijorgjit sa ka qenë përqindja e fitimit të Ramës? Pse nuk guxon të anulojë lejet e ndërtimit të dhëna Delijorgjit vetëm pak javë para aksidentit tragjik të ndodhur në Gërdec? Të përgjigjet se çfarë karakteri kanë pasur 200 telefonatat e regjistruara ndërmjet tij me Delijorgjin?” deklaroi zëdhënësja e PD-së “Natyrisht Partia Demokratike nuk pret që Rama tu përgjigjet këtyre pyetjeve por nga ana tjetër thekson se pushimet e zgjatura në Europë me paratë e Delijorgjit, fotot e tij me të në plazhet e Europës, 30 lejet e ndërtimit të marra së bashku me Delijorgjin dhe mos anulimi i tyre faktojnë se Rama ishte bashkëpronar kryesor i SHPK-së së Delijorgjit” përfundoi Mëhilli.