Tiranë – PD, PS përdhosi sheshin “Demokracia”

Duke e cilësuar mitingun e PS-së në këtë rast si një përdhosje të sheshit “Demokracia”, Partia Demokratike akuzon kreun e PS-së Edi Ramën se kishte mbledhur në atë shesh pasardhësit e nomenklaturës Hoxhiste të cilët u përmbysën nga pushteti nga studentët 18 vite më parë. “Sot Edi Rama hapi fushatën elektorale në Qytetin Studenti, duke patur në njërin krah si gonxhe të politikës së re ministrin e Brëndshëm dhe të Sigurimit të diktaturës famëkeqin Gramoz Ruçi, që skuqi me gjakun e ëngjëjve të demokracisë, studentëve liberatorë, rrugët dhe sheshet e qytetit të Tiranës dhe të Shkodrës. Dhe në krahun tjetër ministrin tjetër të Enver Hoxhës Skënder Gjinushin. Edi Rama sot përdhosi sheshin “Demokracia” duke mbledhur në atë shesh pinjollët dhe bastardët e nomenklaturës Hoxhiste që studentët përmbysën nga pushtetit 18 vite më parë”- u shpreh zëdhënësja për shtyp e PD-së Erla Mëhilli.

Advertisement