Në një ceremoni që do të organizohet pasditen e sotme në pallatin e sportit “Asllan Rusi” PD-ja do të prezantojë kandidatin e saj për bashkinëe kryeqytetit, Lulzim Bashën. Ndërkohë Ministri i Brendshëm Lulëzim Basha ka paraqitur dorëheqjen e tij tek Kryeministri Berisha, pas shpalljes si kandidat zyrtar i mazhorancës për Bashkinë e kryeqytetit në zgjedhjet e 8 Majit. Gjithashtu Basha ka dhënë dorëheqjen edhe nga mandati i deputetit të Kuvendit të Shqipërisë. Veprimi i Bashës vjen në përputhje me kërkesat e Kodit Zgjedhor, për kandidatët për poste Bashkish, minibashkish e komunash, të cilët nuk lejohen të mbajnë poste të tjera të larta në administratën shtetërore.


