Tiranë | PD: Policia po përdoret si publicitet qeveritar

Partia Demokratike, nëpërmjet deputetit Helidon Bushati ka denoncuar përfshirjen e Policisë në fushatat propagandistike të qeverisë duke shfokusuar detyrat e saj kryesore.

Bushati tha “se policia është hequr nga puna e saj e përditshme dhe po përdorët si sfond për publicitet qeveritar. Vrasjet janë shtuar, vjedhjet janë shtuar, aksidentet janë shtuar. Qytetarët jetojnë orët e gjata të pasigurisë në jetën e tyre të përditshme”. Deklarata e Partisë Demokratike vjen pas ngjarjes se rëndë sot në mëngjes në Vlorë, ku pas një atentati humbi jetën një biznesmen dhe u plagos një qytetare.

Advertisement