Tiranë | PD: policët grabiten e çarmatosen

Koordinatorja për mediat e PD, Silvi Bardhi e quajti deklaratën për mediat të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Artan Didi si “dalje mediatike propagandistike.”

Bardhi i konsideroi deklaratat dhe statistikat e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Didi si propagandë e tregues jo real së sigurisë dhe stabilitetit në vend. Ndërkohë që, sipas saj, grabitjet dhe çarmatosjet e dy efektivave të policisë (Tiranë dhe Shkodër) në ditët e fundit janë pasqyrimi real i përkeqësimit të rendit. Shkak për këto dy ngjarje të rënda, sipas Koordinatores Bardhi, është politizimi dhe largimi në masë i profesionistëve në rradhët e Policisë së Shtetit.

Advertisement