Lajmi bëhet i ditur nga drejtoria e policisë së Tiranës e cila ka theksuar se ka marrë një kërkesë nga subjekti politik Partia Demokratike për zhvillimin e një tubimi në sheshin “Nënë Tereza”. Sipas policisë, PD ka kërkuar leje për zhvillimin e tubimit nga ora 19:00 deri në orën 21:00, ndërsa thekson se do të marrë masa për mbarëvajtjen e tubimit. Gjithashtu policia e Tiranës bën me dije se ka marrë një kërkesë edhe nga PDIU për zhvillimin e një tubimi në datën 5 Maj nga ora 16:00 deri në orën 21:00 në sheshin “Nënë Tereza”. Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, garanton se do të marrë masa për sigurimin dhe garantimin normal të aktiviteteve për mbylljen e fushatës zgjedhore, për zgjedhjet e qeverisjes vendore Maj 2011.


