Tiranë – PD, opozitës i japim shumicën në komisionin hetimor parlamentar

Pohimi u bë nga Erla Mëhilli, zëdhënëse e PD e cila foli edhe për deklaratën e bërë pasdite nga zëdhënësja e Partise Socialiste, Armela Imeraj se opozita nuk kërkon rinumërim të votave por hetim të zgjedhjeve. “Më në fund dhe për here të parë që nga 28 Qershori, zëdhënësja e PS, Imeraj, deklaroi në emër të opozitës se opozita nuk kërkon rinumërim të votave as ndryshimin e vendimit të Gjykatës por kërkon hetim parlamentar të zgjedhjeve”. “PD deklaron se mbetet e gatshme dhe e hapur për krijimin e Komisionit Hetimor Parlamentar në përputhje me Kushtetutën, ligjin organik të Komisioneve Parlamentare dhe Gjykatës Kushtetuese për objektin e hetimit të Komisionit Parlamentar” deklaroi Mëhilli. Ajo më tej shtoi se “PD i përmbahet angazhimit të saj publik se në këtë komision, pavarësisht se ligji i Komisioneve Parlamentare parashikon në mënyrë taksative që mazhoranca ka shumicën e komisionit, të krijojë pas zgjedhjes se Komisionit mundësinë që shumicën ta ketë opozita duke tërhequr anëtarët e saj prej tij”.

Advertisement