Tiranë | PD nis fushatën elektorale, zyrtarizohet kandidatura e Bashës për Bashkinë e Tiranës

Tuesday, December 16, 2025

Në festën e 19 vjetorit të fitores së PD-së, të organizuar nga Forumi Rinor i PD-së, ka qenë anëtarja e Këshillit Kombëtar të kësaj partie, Çiljeta Xhilaga ajo që ka ftuar të mbajë fjalën e parë në këtë aktivitet, “kandidatin për Bashkinë e Tiranës” Basha ka theksuar se në zgjedhjet e 19 viteve më parë ka qenë një prej atyre që ëndërronte për një Shqipëri më të mirë, ndërsa sot, shtoi ai, jam krenar që i përkas Partisë Demokratike. Duke ndarë me të rinjtë emocionet e 19-viteve më parë, Basha u shpreh se “aty lindi natyrshëm një betim i hershëm; përkushtimi për të çuar përpara këtë vepër që PD-ja ka nisur në 22 Mars. Jam krenar që jam pjesë e kësaj force politike që transformoi Shqipërinë”, tha sot Basha. Ministri i Brendshëm u ndal në fjalën e tij dhe në rrugën që ka bërë vendi gjatë 19-viteve. Ai u shpreh se sot Shqipëria është një vend i sigurt dhe pjesë e aleancës më të rëndësishme në botë. Basha shtoi se sot qytetarët lëvizin të lirë në zonën Shengen. “Sot pas 19 vitesh, Shqipëria e ka zëvendësuar skamjen me progresin, pasigurinë me anëtarësimin në NATO, bllokimin me lëvizjen e lirë”, tha Basha.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -