Tiranë | PD: Ngjarja në Pogradec nxit klimën e dhunës ndaj opozitës

Partia Demokratike dënoi shpërthimin në banesën e kryetarit të Partisë Demokratike në Pogradec, Luan Lipo dhe i kërkon policisë dhe drejtësisë të veprojnë me shpejtësi për të zbardhur ngjarjen. Në një deklaratë për media, zëdhënësja e Partisë Demokratike, Laura Vorpsi theksoi se, “Partia Demokratike e konsideron kete akt, si shenjë të pasigurisë së madhe publike, të rritjes së kriminalitetit në vend, dhe të lehtësisë me të cilën goditen përfaqësuesit e opozitës”. “I bëjmë thirrje Prokurorisë dhe organeve të drejtësisë të reagojnë shpejt dhe me forcë, për të vënë para përgjegjësisë autorët e ketij akti kriminal ndaj kryetarit të degës së Partisë Demokratike në Pogradec, dhe familjes se tij”, përfundoi deklaratën për media, zëdhënësja e Partisë Demokratike, Laura Vorpsi.

Advertisement