Tiranë | PD: kontrabanda e naftës u zhvillua gjatë qeverisjes socialiste

alt

“Kreu i bllokmenëve të rinj, pasardhës të Benalive që përmbysëm 20 vite më parë, të dërrmuar nga goditja e kontrabandës së naftës dhe Virxhinit nga qeveria, përpiqen të mbrohen si struci. Partia Demokratike sqaron edhe njëherë se kjo kontrabandë ka qënë e hapur gjatë 8 viteve të qeverisjes socialiste. Kjo kontrabandë u godit me forcën e ligjit gjatë viteve të qeverisjes së PD-së. U denoncuan dhe u dërguan për ndjekje penale grupet e saj, të cilat janë mbrojtur dhe mbrohen nga kupola mafioze e Partisë Socialiste me në krye Edi Ramën. Vetëm në këto momente janë të bllokuara mijëra tonë të kompanive të tjera të familjeve të bosëve mafiozë të kupolës së PS-së” thuhet në deklaratën e PD-së.” Më tej, Partia Demokratike i deklaron edhe njëherë kreut të PS-së, se ligji dhe vetëm ligji do të veprojë mbi secilin që shkel apo del mbi të.

Advertisement