Nisma e marrë nga këshilltarët demokratë në Këshillin Bashkiak pritet të konkretizohet ditën e sotme. Drejtues të këshilltarëve të PD-së kanë kërkuar paradite, mbledhjen urgjente të këtij institucioni, në mënyrë që Bashkia të dëmshpërblejë qytetarët. Nisma e PD-së pritet të sjellë jo pak debate, duke qenë se Bashkia e Tiranës akuzoi Ministrinë e Brendshme, se qëllimisht bllokoi trafikun në kryeqytet ditën e Hënë. Vetë kreu i Bashkisë Edi Rama, e cilësoi si një akt kriminal faktin që punonjësit e policisë nuk ishin në kryqëzimet kryesore në Tiranë dhe sollën bllokimin prej 4-5 orësh të trafikut në akset kryesore. Nga ana tjetër PD dhe LSI e cilësuan sjelljen e Ramës si të papërgjegjshme dhe antiligjore.


