Kryeministri Berisha, njëherësh kryetari i Partisë Demokratike ka firmosur bashkëpunimin me Lidhjen Demokristiane të kryesuar nga Nikollë Lesi, por edhe me Partinë e Ballit Kombëtarë Demokrat. “Kompletuam marrëveshjet e përbashkëta të 10 forcave politike parlamentare të mazhorancës elektorale më të gjerë që ka njohur vendi në këto 18 vite. Në rastin e ngritjes së problemeve ka qenë e tolerueshme, por kur ka ardhur puna tek kthjelltësia politike Lesi ka vendos me votë, e cila ka qenë për koalicionin e duhur”- u shpreh Berisha. “Bashkë me votat tona do të keni mbi 80 vota, dhe ju siguroj se në qoftëse ndonjëherë zoti Berisha zëri im indipendent ka ngritur probleme, i ka ngritur me dëshirën e mirë brënda një mazhorance demokratike, e cila funksionon me parimin e pavarësisë së secilit”- u shpreh Lesi. Kryeministri Berisha u shpreh se marrëveshjet sidomos ajo me Nikoll Lesin, garantojnë fitoren e sigurtë të së djathtës në zgjedhjet e qershorit 2009.