Tiranë | PD dhe PS, draft të përbashkët për “imunitetet”

IMUNITETET-24 tn 6

Dy relatorët e çështjes, deputeti i PD-së, Edi Paloka dhe deputeti i PS-së, Pandeli Majko, kanë përmbyllur punën për hartimin e draftit heqjen e imunitetit, i cili pritet të votohet më 6 gusht. Dy relatorët kanë rënë dakord që të pranohet drafti i opozitës për çështjen e heqjes së imunitetit. Arritja e konsensusit konfirmohet nga relatori demokrat, Edi Paloka, i cili u shpreh se “Partia Demokratike ka pranuar 90% të propozimeve të PS-së, ndërsa PS ende nuk ka vendosur nëse do të votojë më 6 gusht heqjen e imunitetit”. Sipas relatorit socialist, Pandeli Majko, nuk ka kuptim një ndryshim në kushtetutë në gusht dhe një në shtator. “Kemi përmbyllur një fazë me rëndësi të ndryshimeve kushtetuese. E vështirë të ndryshohet ligji brenda një muaji”, tha Majko.  

Advertisement