Tiranë – PBDNJ, asnjë vendim për koalicionin më të cilin do paraqitet

Pas një mbledhje të gjatë dje në mbrëmje, kryesia e Partisë së Bashkimit për të Drejtat e Njeriut ka dalë sërish pa një vendim për pozicionin që do të ketë në zgjedhjet e 28 qershorit. Sipas burimeve brënda kësaj force, PBDNj ka vendosur të mos rreshtohet me koalicionin qeveritar të drejtuar nga demokratët pjesë e të cilit ka qënë në këto 4 vjet, duke patur drejtimin e Ministrisë së Punëve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, por edhe nuk ka dalë me një vendim zyrtar për t’u rreshtuar në krah të socialistëve. Mësohet se Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut gjëndet aktualisht përballë dy alternativave: nënshkrimit me Partinë Socialiste dhe aleatët e saj dhe dalja në zgjedhje si të pavarur. Burimet konfirmojnë se një vendim përfundimtar do të merret paraditen e sotme kur PBDNj do të deklarojë zyrtarisht pozicionimin e saj.

Advertisement