Tiranë | Patozi: Rama luajti me shpresën dhe jetën e qytetarëve shqiptarë

 “Rama është fajtor për vrasjet e djeshme”, nënvizoi zoti Patozi. Ai theksoi se Edi Rama tentoi dje të përmbyste me gjak e armë, e me bomba molotov shtetin, duke paguar fallanga të krimit për të prishur rendin e qetësinë publike në kryeqytet. Kreu i Grupit Kuvendor të PD-së shprehu ndërkohë edhe ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e atyre që humbën jetën gjatë demonstratës së djeshme. “Ajo nuk ishte shfaqja e stadit të një vendi demokratik, anëtar të NATO-s. Dje, Rama guxoi të luajë me kartat e atyre që sot nuk janë më”, tha Patozi. Patozi nënvizoi se “Përtej asaj që pamë dje me zë e figurë, Edi Rama luajti me shpresën dhe jetën e qytetarëve shqiptarë”. Në këtë kontekst, Patozi i kujtoi Ramës se mazhoranca nuk do të lejojë që një grusht banditësh të dhunojnë shtetin.

Advertisement