Zv/ministri i Brendshëm, Ferdinand Poni, ka bërë me dije se konsullatat në Athinë, Selanik dhe Romë do t’i pajisin emigrantët shqiptarë me karta identiteti dhe pasaporta të reja biometrike. Ende nuk është përcaktuar çmimi që emigrantët duhet të paguajnë për një pasaportë, por ajo që bëhet e ditur nga zv/ministri Poni është se çmimi i një pasaporte mund të variojë rreth 100 euro. Në këtë mënyrë, qeveria krijon lehtësira tek emigrantët, të cilët janë të detyruar në shumicën e rasteve që të kthehen në Shqipëri për t’u pajisur me dokumentet e reja të identifikimit.