Tiranë – Pasaportat biometrike do të merren pranë policisë

Ky vendim është marrë për arsye se qindra persona të shpallur në kërkim, të dënuar apo të dyshuar për vepra penale nuk janë të identifikuar dhe nuk mund të kontrollohen nga punonjësit e gjëndjes civile. Kështu policia e cdo qarku ka vendosur të dërgojë listën e të kërkuarve pranë këtyre qëndrave, me qëllim që nëse ndonjëri prej tyre paraqitet për tu pajisur me pasaportë biometrike, të njoftohen organet përkatëse. Pak ditë më parë ka nisur furnizimi i drejtorive të policisë së cdo qarku me mjete teknike për shpërndarjen e pasaportave biometrike.

Advertisement